Raporti i DASH/ Yuri Kim: Luftimi i korrupsionit është çështje e sigurisë kombëtare

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2020, ku theksohej se prioritet ishte lufta ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Kim u shpreh se për këtë prioritet, SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë dhe opozitën në Shqipëri, shoqërinë civile e qytetarët e rregullt.

STATUSI NGA YURI KIM

Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. SHBA do të punojë më shumë se kurrë me Shqipërinë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile, qytetarët e rregullt – në ndjekje të këtij përparësie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *