Kishte vjedhur 12 banesa, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim! Hapte dyert përmes kartave

TIRANË-  Vjedhja e një banese mëngjesin e ditës së djeshme ka bërë të mundur arrestimin e hajdutit profesionist të shtëpive në kryeqytet, Aleksandër Ndrelalaj. 51-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, ndërsa ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Ndrelalaj hapte dyert përmes kartave dhe kështu kishte arritur të vidhte shuma të  konsiderueshme parash, aparate celularë, laptop e sende të tjera me vlerë.

Pas shpalljes në kërkim ditën e djeshme, policia konstatoi se Ndrelalaj ishte autor edhe i 11 vjedhjeve të tjera, ndërsa është bërë sekuestrimi i shumave të parave që kishte vjedhur dhe sendeve të tjera.

12 banesat e vjedhura nga 51-vjeçari Aleksandër Ndrelalaj

-Mëngjesin e datës 12.11.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në banesën e shtetasit D. B.

-Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”,  ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;

-Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;

– Me datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;

– Me datë 24.05.2021, në rrugën “Shefqet Kuka”, në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;

– Me datë 05.11.2021, në rrugën “Zija Kambo”, në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;

– Me datë 10.11.2021, në rrugën “Fadil Deliu”, në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur nje sasi vlerë monetare;

– Me datë 21.09.2021, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;

– Me datë 19.05.2021, në rrugën “Eshref Frashëri”, në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

– Me datë 02.11.2021, në rrugën “Artan Lenja”, në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

– Me datë 31.10.2021, në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparate celularë dhe një shumë parash;

– Me datë 02.05.2021, në rrugën “Albanopolis”, në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *