Fanella kuqezi është ndër simbolet më krenare të kombit tonë, por për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, mund dhe të mos respektohet. Ai ka mbajtur veshur fanellën edhe jashtë stadiumit, më saktë në një lokal nate.
Duka ka qenë pjesë e një feste së bashku me delegacionin e Federatës, për ndeshjen në Bjellorusi, ndërsa në një moment ulet këmbëkryq mes kërcimtareve të muzikës orientale.
Në tryezën e festës është bashkuar edhe politika, ku shihet edhe Enkeleid Alibeaj i PD, vëllai i Presidentit të FSHF, Agron Duka i partisë Agrare, dhe Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS.
Futbollistët kuqezi e shuan mbrëmë në fushën e Uemblit ëndrrën për botëror me një rezultat të rëndë, 5 me 0 nga anglezët, të bërë në pjesën e parë të lojës.
/Priza.al/