Buxheti 2022/ Rama: Pagat e mësuesve do rriten deri në 40%, nuk ka më ryshfete! Kushi: Rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushi prezantuan ditën e sotme buxhetin e vitit 2022 për Ministrin e Arsimit. Kreu i qeverisë tha se mandatin e tretë në qeveri ka objektiv rritjen me 40% të pagave të mësuesve.

Vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit dhe projeksioni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre.

Kjo lidhet jo vetëm ne ç’ka dimë dhe planifikojmë, por edhe ç’ka ne nuk e dimë dhe mund të na shfaqet përpara. Çdo vit do të jetë i njëjtë me rritje të vazhdueshme të pagës për ju.

Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë, jo vetëm në impaktin e familjeve të prekura por edhe në buxhetin e vendit. Patëm një pandemi që edhe ajo pati impaktin e vet, por ne do të vijojmë drejt objektiva tanë maksimal. Mesatarja e pagës bruto të mësuesve është shumë më i lartës sot se sa kur ne filluam bashkëpunimin së bashku”

“Vlen të theksohet po ashtu dhe rritja e mbështetjes së buxhetit për Arsimin, siç është transporti që mbetet problematik në jetën e atyre mësuesve dhe nxënësve të cilët duhet të lëvizin në një distancë të caktuar nga vendbanimi i tyre. Thënë të gjitha këto, padiskutim që nuk e diskuton njeri që sot është hedhur një bazë e fortë në mbrojtjen e mësuesve nga politika dhe forca e ryshfetit. Gjë që ka qenë një konstante e pandryshueshme për vite të tëra deri në momentin që është konsoliduar sistemi i ri i rekrutimit të mësuesve. Nga njëra anë që mësuesit të mos spostohen pa pritur e pa kujtuar nga tekat e atyre që thashë më parë dhe për tu dhënë një garanci që puna e tyre varet nga merita dhe jo nga lidhjet farefisnore”, tha Rama.

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se duke nisur nga janari i vitit 2022, rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve që e kanë shkollën 2 kilometra më larg banesës do jetë 50% më e lartë.

Me buxhetin e vitit 2022, me një fond prej 950 milionë lekësh, ne do sigurojmë mbulimin e shenzimeve të transportit për rreth 35 mijë nxënës që banojnë më shumë se 2 km larg nga shkolla e tyre.

Si dhe transportin për 12 mijë mësues që punojnë mbi 5 km larg nga vendbanimi. Nga janari i vitit 2022 rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve do jetë 50% më i lartë.

Duke bashkëpunuar me bashkitë e vendit dhe nga ana tjetër duke ndërgegjësuar më shumë prindërit e komunitetin do punojmë e ofrojmë arsim cilësor dhe për këta nxënës duke i sjellë ata në shkolla normale, në klasa normale, që të mësojnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe me mësues të profilit për cdo lëndë”, tha Kushi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *