Buxheti për arsimin, Kushi: Rishqyrtim i teksteve shkollore, 20 mln lekë për bibliotekat dhe bursa për…

Prezantohet buxheti 2022 për Ministrinë e Arsimit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se është evidentuar problemi i parrgullësive në tekste, shkollore duke njoftuat se ka nisur rishqyrtim i të gjitha lëndëve shkollore.

“Këtë mandat objektivi është të rriten pagat me 32% në të gjitha shkollat. (…) Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë të përmirësohen tekstet, prandaj kemi nisur rishqyrtimin e tyre për të rregulluar çdo parregullsi për tekstet shkollore.

20 mln lekë do të vazhdojmë pasurimin e bibliotekave në shkolla. 110 mln lekë për shkollat e arsimit special, për nxënësit që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë me qëllimin për t’i kthyer këto shkolla në qendra burimore”, tha Kushi.

Tekstet shkollore

“Ia kemi dalë që me një buxhet 1.1 mld lekë cdo vit ofrojmë tekste shkkollore falas në përdorim për rreth 280 mijë nxënës në arsimin nga klasa e parë deri në të 9, por edhe 20 mijë nxënës të arsimit të mesëm të lartë nga shtresat sociale në nevojë.

Prej vitit të ardhshëm të gjithë nxënësit nga klasa e parë në të 3 do i kenë tekstet falas vetëm me një përdorim.

Tekstet që kemi sot, janë shumë herë më cilësore se sa tekstet që kishim dje jemi të vetëdijshem që ka nevojë për shumë përmirësim, ndaj kemi nisur punën për të rishikuar në detaj të gjitha tekstet shkollore të arsimit parauniversitar.

Për të korrigjuar cdo pasaktësi apo cdo pasqyrim jo të përshtatshëm të realiteit.

Pse jo dhe të ngremë në një nivel më të lartë programin tonë për të mirën e nxënësve dhe për të bërë më të lehtë punën tuaj mësues. Me një buxhet 110 mln lekë do ofrojmë bursa financiare për nxënësit me nevoja të vecanta apo fëmijët nga shtresa në nevoja sociale me qëllim uljen e braktisjes shkollore”, tha Kushi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *