Ish-Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen “non grata” të ish kryeminstrit Sali Berisha.
Sipas Moisiut, në dosjen e DASH për Berishën, është edhe një episod shantazhi që ka ndodhur në kohën kur Berisha ishte kryeministër i vendit dhe Moisiu kreu i shtetit.
Ish-kreu i shtetit shqiptar, përmendi në deklaratën e tij në emisionin ‘Spotlight’ në Vizion Plus, se ish-drejtori i Aviacionit Civil në atë kohë, Gazment Dibra, në emër të kryeministrit të asaj kohe, ka shantazhuar nipat e Moisiut me këto fjalë: “‘Thojini dajës që të firmosë shkarkimin e prokurorit edhe cdo gjë zgjidhet mirë”.
Sipas Moisiut, kjo nuk është një akuzë e re, por është një nga të dhënat mbi të cilat DASH sipas tij është bazuar për të vendosu shpalljen “non grata” të Berishës.
Deklarata e ish-Presidentit Alfred Moisiu në emisionin “Spotlight”:
Ju e dini përplasjen e madhe që kam pasur në atë kohë për prokurorin e Përgjithshëm. Që në kohën e fushatës u fol për atë dhe mua mu desh që të marr një pozicion shumë të fortë dhe nuk doja se e shihja që kjo do më conte në një përplasje me, nuk doja që kryetari i shtetit të përplasej me kryeministrin se kjo nuk është në të mirë të vendit.
Kështu e them këtu duke shkelur të gjitha rregulat e etikës dhe drejtësisë në marrëdhënie me një biznes privat…se çfarë ndodhi?
Ndodhi që në atë kohë drejtori i Aviacionit Civil Gazment Dibra i bënte presion nipave të mi që kishin një kompani ajrore: ‘Thojini dajës që të firmosë shkarkimin e prokurorit edhe cdo gjë zgjidhet mirë’.
Ishte një rikatim (shantazhim) i tipi mafioz. Si ka mundësi? Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim presidentit, kryetarit të shtetit.
Sigurisht ai nuk e bëri vet këtë Gazmend Dibra se s’mund të merrte përsipër një gjë të tillë, se nuk ishte aq budalla.
Këto gjëra janë minim i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re, nuk është e padëgjur, se budallenj nuk jemi ky popull nuk është budalla. Duhet të jemi serioz, gjërat që kanë ndodhur kanë ndodhur, Nuk na vjen mirë. Edhe mua nuk me vjën mirë që një ish-kolegu im, ish-president dhe ish-kryeministër të goditet. Ky është një fakt, këto gjëra kanë ndodhur dhe këtu duhet të kemi kujdesin e madh, burrërinë dhe ndershmërinë!
/Burimi: Vizion Plus/