Në spektaklin e mbrëmshëm (e premte ) të Big Brother VIP, u eliminua Granit Cana.
Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë përfundoi pas më shumë se një muaji qëndrim, dhe ishte ndër banorët e parë që kishte hyrë në spektakël.
Largimin e Graniti e përjetoi rëndë Fifi, e cila në mes lotësh u përshëndet me të, teksa banorët e tjerë u munduan ta qetësonin këngëtaren.
Pas eliminimit ai është drejtuar në skenën e spektaklin ku edhe u pyete nga prezantuesja, Arbana Osmani, për eksperiencën e kaluar aty.
Ndonëse u shpreh se është i mërzitur që u largua, Graniti po ashtu ka komentuar raportin e tij me këngëtaren, Fifi.
Të dy ata ishin ndër banorët më të komentuar, dhe fillimisht ishte menduar se mes tyre po lind një raport më shumë se shoqëror, kjo gjë u ndërpre javëve të fundit, kur Graniti deklaroi se e sheh vetëm si shoqe.
Por, ata vazhduan të mbesin miq dhe të afërt me njëri-tjetrin, madje pas daljes nga shtëpia e BBV, Graniti u shpreh se nga Fifi ka kërkuar që t’i premtoi se ajo do ta fitoi spektaklin e madh.
“Realisht është pak e dhimbshme, sepse jemi hy në muajin e dytë dhe jemi bërë si një lloj familje, pavarësisht çka ka ndodh. M’vjen keq nëse kom thanë diçka që e kom bë dikë me u ndje keq dhe i kërkoi falje”, tha Graniti.
“Të them të drejtën, dy-tri ditë para se me dalë i thash Fifit të lutem më premto që do të dalësh si fituese”, është shprehur tutje Graniti.
Ndërkohë, kujtojmë që Cana është banori i pestë me radhë që largohet nga shtëpia e famshme, ndërkohë banorët e tjerë brenda po vazhdojnë garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.