Kryebashkiaku Erion Veliaj është në një vizitë zyrtare në Londër, ku është pritur nga homologu i tij britanik, Sadik Khan.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Veliaj shkruan se është krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në fusha si arsimi, sporti, biznesi e kultura në Londër.
Veliaj thekson se ka ftuar homologun e tij britanik të vizitojë Tiranën e cila vitin tjetër do të jetë dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Sadik Khan, një mentor dhe mik i vjetër! Jam shumë krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, biznes, sport dhe kulturë. Londra është vërtet një qytet i hapur dhe progresiv. Pres me padurim vizitën e Kryetarit të Bashkisë së Londrës në Tiranë për ‘European Youth Capital 2022”, shkruan Veliaj.
“Fantastike të takoja dje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Ndamë vendosmërinë tonë për një të ardhme më të ndritur, më të drejtë, e më të gjelbër për qytetet tona”, shkruan kryetari i Bashkisë së Londrës.
/Priza.al/