Lushnjë/ Përplasja e fermerëve me policinë, procedohen penalisht 5 qytetarë! Bllokuan rrugën për 15 minuta

Policia e Lushnjes ka proceduar penalisht pesë persona, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”.

Ata akuzohen se gjatë ditës se djeshme kur u zhvillua protesta e fermerëve në rreth-rrotullimin e Plugut, në hyrje të qytetit të Lushnjes, kanë bllokuar për 15 minuta rrugën, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, shtetasit E. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut” kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *