I bëri ‘gjëmën’ Shqipërisë mbrëmë, Herri Kejn thyen rekordin unik. Është lojtari i parë anglez që…

Mbrëmjen e djeshme ku Anglia triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj Shqipërisë në stadiumin mitik “Wembley”, e vlefshme për Grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, Herri Kejn, ka shfaqur të gjithë potencialin e tij ndaj kuqezinjve ku realizoi dhe një tripletë.

Faqja zyrtare e eliminatoreve të Europianit, i ka bërë jehonë sulmuesit të Totenhemit, i cili ka arritur një rekord unik në Britani. 28-vjeçari është bërë lojtari i parë i kombëtares së Anglisë, i cili ka realizuar një tripletë perfekte, një gol me kokë, një me këmbën e majtë dhe një me të djathtën, që nga koha e lojtarit Dejvid Plet në vitin 1993.

foto galeri

Një statistikë e veçantë kjo për sulmuesin e Totenhemit i cili me skuadrën e tij në Premier Ligë nuk po kalon një moment të mirë, por mesa duket ndaj Shqipërisë tregoi gjithë potencialin e tij.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *