Prindi 1 dhe 2, reagon ashpër Myftiu i Shkodrës: E papranueshme, shkatërron bazën e familjes

Myftiu i Shkodrës ka dalë kundër ndryshimit të Kodit të Familjes për fjalët Nënë dhe Baba, duke i zëvendësuar me Prindi 1 dhe Prindi 2.  Sipas tij kjo është e papranueshme, një shthurje te shoqërisë.

Myftiu i bëri thirrje parlamentit që të mos e ndryshojë Kodin e Familjes.  Imam Muhamed Sytari doli kundër diskutimeve që po bëhen së fundmi nga komuniteti LGBTQI për të ndryshuar Kodin e Familjes dhe për të zëvendësuar Nënë dhe Baba me fjalët Prindi 1 dhe Prindi 2.

Ka vite që e dëgjojmë tendencën e papranueshme për të prek thelbin e familjes, për të shkatërru familjen dhe për ta kthyer individin shqiptar, të riun në veçanti si një njeri të dobët, pa imunitet, pa rezistu përballë jetës, pa modele, pa fe, pa moral”, tha myftiu Sytari.

Sipas klerikut, kjo mënyrë na rikthen mbrapa në kohë. Kjo është e papranueshme u shpreh Myftiu i Shkodrës, duke e cilësuar si shthurje të shoqërisë. Ai i bëri thirrje parlamentit që të mos e ndryshojë Kodin e Familjes.

/Burimi: Syri.net/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *