Jeff Bezos: Hapësira do të jetë shtëpia e njerëzimit, Toka do të vizitohet për pushime

Miliarderi Jeff Bezos thotë se në të ardhmen, hapësira do të jetë shtëpia e njerëzimit dhe njerëzit do të vizitojnë Tokën për pushime.

Sipas medieve të huaja, themeluesi i Blue Origin, tha të mërkurën se në shekujt që do të vijnë, njerëzit do të lindin në hapësirë dhe do të jetojnë në cilindra gjigantë lundrues që mund të strehojnë deri në një milion njerëz dhe të rikrijojnë gravitetin dhe mjedisin e Tokës, me “lumenj, pyje dhe kafshë të egra”.

Bezos e bëri parashikimin e tij gjatë një paraqitjeje të papritur në një diskutim rreth politikës hapësinore të SHBA-së me administratorin e NASA-s, Bill Nelson dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines.

An artist's concept of Bezos' O'Neill space colony, with agriculture and high-speed transport.

“Gjatë shekujve, shumë njerëz do të lindin në hapësirë, do të jetë shtëpia e tyre e parë”, tha Bezos. “Ata do të lindin në këto koloni, do të jetojnë në këto koloni, pastaj ata do të vizitojnë Tokën ashtu siç do ta vizitonit ju, e dini, Parkun Kombëtar Yellowstone”, ka shtuar ai.

Bezos, 57 vjeç, konfirmoi gjithashtu se ai besonte në jetën jashtëtokësore.

Ai tha se udhëtimi i tij përtej Tokës në korrik ishte edhe më transformues nga sa kishte imagjinuar.

“Përmasat e asaj përvoje ishte shumë më e madhe se sa mund ta kisha parashikuar ndonjëherë,” i tha ai audiencës.

“Është me të vërtetë një ndryshim i tillë në perspektivë që ju tregon në një mënyrë shumë të fuqishme dhe emocionale se sa e brishtë është kjo Tokë. Uroj që të gjithë ta kenë këtë perspektivë.’

Bezos tha se pasioni i tij për eksplorimin e hapësirës filloi kur ai ishte 5 vjeç dhe Neil Armstrong shkeli në Hënë.

“Gjithmonë kam pasur ëndrrën për të pasur një kompani si Blue Origin për të ndërtuar atë që unë e shoh si rrugën drejt hapësirës”.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *