Trupi i një të riu sirian u gjet në Poloni pranë kufirit me Bjellorusinë, mes tensioneve në rritje mbi krizën e emigrantëve, për të cilën Bashkimi Evropian thotë se ishte krijuar nga Minsku.
Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme në prag dimri fshihen në pyjet midis Bjellorusisë dhe vendeve anëtare të BE-së Polonia dhe Lituania, të cilat nuk i lejojnë të kalojnë.
Tashmë ka të vdekur dhe frikë për sigurinë e të tjerëve.
“Dje, trupi i një të riu sirian u gjet në një pyll afër kufirit pranë Wolka Terechowska”,- njoftoi policia polake në Twitter.
Policia tha se nuk mund të përcaktojë menjëherë shkakun e vdekjes në vendngjarje.
Trupi u gjet në ditët e rritjes së tensioneve ndërkombëtare për krizën e emigrantëve dhe fqinjët e Bjellorusisë paralajmërojnë se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak.
Shqetësim u shpreh edhe nga presidenti amerikan Joe Biden.
Policia kufitare polake tha se ushtarët bjellorusë shkatërruan një pjesë të gardhit të përkohshëm të ngritur nga Polonia për të penguar emigrantët.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/