Nuk janë përmbushur kërkesat e tyre, fermerët e Lushnjës nuk ndalen! Paralajmërojnë protestën e radhës

Fermerët e Lushnjës kanë paralajmëruar një tjetër tubim për të marrë mbështetjen e munguar nga qeveria dhe mungesës së tregut për të shitur prodhimet e tyre.

Fermerët kanë thirrur një protestë paqësore e cila do të mbahet ditën e hënë më datë 15.11.2021 në orën 11:00- 14:00 në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës.

Siç bëjnë me dije fermerët, protesta ka për synim të sensibilizojë qeverinë dhe opinionin publik për ndryshimin e Paketës Fiskale 2022 në fushën e bujqësisë si dhe të merren në konsideratë gjashtë kërkesat e dërguara nga “Shoqata e Eksportuesve të Fruta Perimeve”, “Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar” dhe “Sindikata e Fermerëve të Bashkuar”. Fermerët shprehen se qeveria ka detyrim ligjor që të konsultohet me grupet e interesit para se të ndryshojë Paketën Fiskale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *