Më në fund po vjen dimri, ja si do të jetë moti për javën që vjen…  

Vranësira, reshje shiu dhe temperatura të ulëta. Ky është parashikimi i motit për javën që vjen, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Parashikimi i motit për javën që vjen:

Sistemi frontal me qendër në detin Tirren, do të kushtëzojë motin e paqëndrueshëm në Mesdhe.

Pjesa fundore e tij do të prekë përkohësisht vendin gjatë javës që vjen.

Ajo do të nisë me reshjet e përkohshme të shiut, të cilat do të përfshijnë kryesisht zonat bregdetare dhe ato jugore.

Deri në mesjavë, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashershme në këto zona, ndërsa të enjten e të premten do të përfshijnë të gjithë vendin edhe në formë shtrëngatash.

Era nga kuadrati i Jugut do të fryjë mesatare në bregdet, deri ditën e enjte, ndërsa të premten do të ndryshojë drejtim nga verilindja e vrullshme në bregdet, gjë e cila do të sjellë dhe rënie temperaturash.

Valëzimi në dete i forcës parashikohet 3 dhe 4 ballë.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *