Nga humbja në ‘Wembley’ tek sfida e nesërme/ Mbrojtësi kuqezi flet përpara ndeshjes me Andorrën

Shqipëria do të luajë nesër sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Andorrës. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në “Air Albania”. Trajneri Edy Reja ka dalë sot në konferencë për shtyp. Ai tha se ekipi kishte bërë maksimumin dhe nuk duhej kritikuar se kishte humbur një ndeshje me një ekip si Anglia.

“Është e qartë që pas 5-0 morali nuk ishte ndër më të mirë se mendohej se mund të bënim më mirë. Por duhet të mendojmë që u mundëm nga Anglia, e cila ka një nga kombëtaret më të mira të historisë së Anglisë, për vlerat individuale, duke marrë në konsideratë edhe pankinën e një niveli të lartë. Ndaj nesh bënë një ndeshje të motivuar,agresivë. Kemi folur me djemtë. Ata janë përmirësuar shumë, janë një skuadër e cila na ka krijuar vazhdimisht probleme”, është shprehur Reja.

Në krah të trajnerit, ishte dhe njëri nga mbrojtësit e kombëtares Elseid Hysaj. Ai tha se duhet të jenë të përqendruar për ta mbyllur sa më mirë këto ndeshje eleminatore. Anglia ka lojtarë me nivele të larta dhe të vënë në vështirësi.

Andorra? “Është një skuadër që i hap punë çdo ekipi. Ne në historinë tonë jemi rritur shumë dhe ta dimë që Andorra është një skuadër e fortë dhe duhet të jemi të qetë dhe të jo të mendojmë që është Andorra dhe e kemi të fituar”.

Vendi i 3-të? “Rrezikojmë, por siç thashë jemi duke punuar për të rregulluar ato gabime që kemi bërë. Do të futemi në fushë për të fituar dhe për të arritur 18 pikë që duam të marrim”, – u shpreh Hysaj.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *