Një shef i martuar policie në Britani, është pezulluar nga detyra prej një marrëdhënieje të “papërshtatshme” intime, me një oficere të re 21-vjeçare, që ishte nën komandën e tij.
Për marrjen e vendimit hetuesit e brendshëm kishin parë mesazhet me përmbajtje seksuale të 38-vjeçarit Daniel Greenwood, për oficeren e re Caitlin Howarth.
Si Greenwood edhe 21-vjeçarja Howarth, janë pezulluar nga detyra raproton e përditshmja “The Sun”.
Të tjerë oficerë dilnin në mbrojtje të oficerit të vjetër, që punon prej shumë vitesh në polici.
Oficerja e re Howarth, ka ndërkohë 10 mijë ndjekës në rrjetet sociale si Instagram dhe rregullisht poston foto ekstravagante të vetes, në veshje provokuese.
Kreu rajonal i policisë John Robins, pritet të japë vendimin final për çështjen. Hetimet vazhdojnë.
/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/