Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës ku një efektive policie e Forcave Speciale të Kosovës është gjendur e pajetë. Trupi i gruas është gjetur nga kalimtarë pranë varrezave të Gjilanit.
Zyrtarë të policisë në Gjilan kanë konfirmuar se e ndjera është efektive, por ende nuk është zbardhur identiteti i saj. Zona ku është gjetur trupi i pajetë është rrethuar nga forca të shumta policie. Aty ndodhet grupi hetimor si dhe prokurori që ka marrë në duar rastin.
Hetimet e mëtejshme do të tregojnë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo jo. Policia e Kosovës pritet të mbajë një konferencë për media në orën 18:00 në lidhje me vdekjen e zyrtares policores.
/Priza.al/