Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka marrë goditjen e rëndë në zgjedhjet vendore në Kosovë. Edhe raundi i dytë i balotazhit i dha kësaj partie një rezultat tejet zhgënjyes, duke i dhënë asaj ne total fitoren vetëm në 4 komuna.
Lista Serbe ka fituar më shumë komuna në nivel vendi, pra 10 të tilla, ndërkohë që PDK ka fituar 9 komuna që më së shumti janë komuna shqiptare. LDK ka fituar 7, përfshirë Prishtinën dhe AAK e Haradinajt 5 të tilla. Partia Nisma ka marrë vetëm një komunë, Malishevën, ndërsa në Obiliq ka fituar kandidati i Iniciativës qytetare Xhafer Gashi. Ditën e djeshme qytetaret kosovare zgjodhën krerët e rinj të 21 komunave pasi ne raundin e pare më 17 tetor zgjodhën kryetarët e 17 komunave dhe anëtarët e rinj të asambleve komunale.
Ashtu si edhe në raundin e parë rezultatet dolën në pak orë. LDK ishte ajo që festoi në Prishtinë, ndërsa nuk pati entuziazëm nga partitë e tjera dhe as ndonjë reagim nga Albin Kurti, pas kësaj humbjeje të Vetëvendosjes.
/Priza.al/