Një makinë ka shpërthyer jashtë një spitali në Liverpool, ku si pasojë ka ndërruar jetë 1 burrë. Sipas mediave angleze, taksia e cila u përfshi nga flakët po transportonte një person dhe ka qenë pikërisht pasagjeri i cili ka mbetur i vdekur, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.
Policia ka arrestuar 3 persona të moshave 21, 26 dhe 29 vjeç. Ata dyshohen se e kanë kryer këtë akt i cili është konsideruar si terrorist.
/Priza.al/