Të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së djeshme në një kompleks zyrash në Kaliforni, i kanë marrë jetën katër personave, përfshirë edhe një fëmijë.
Autori ka mbetur i plagosur, por nuk dihet nëse është plagosur nga policia apo në rrethana të tjera.
Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri, ndërsa nuk dihen ende detajet e ngjarjes.
Vlen të theksohet fakti se së fundmi, SHBA është tronditur disa herë nga sulmet terroriste.