Nga Ylli Manjani
Kosova voton. Pushteti atje ndryshon. Politika lëviz. Kryetarët ikin. Askush nuk e ka me tapi. Kosova voton demokratikisht pa pyetur asnjë ambasador si, kur e përse! Votohet shpesh. Populli realisht vendos. Me votë të bëjnë Kryeministër. Por një vit më pas të heq karrigen. Vota ndryshon pushtetin, pa asnjë diskutim!
Me votë Kosova na tregon se si ndryshon vendimmarrja në rrugë demokratike. Demokracia nuk njeh as mandate e as afate.
Në Shqipëri….. lëre fare më mirë! Krahasimi është zhgënjyes…Nga monizmi në monizëm. Nga humbja në humbje. Asgjë nuk ndryshon. Votoni ju sa të doni, por hiçgjë ndryshoni. S’keni gjë në dorë. Pse në Kosovë jetoni ju që të ndryshoni pushtetin me votë dhe shpesh?!
Ja si zgjedhohet folja “votoj” në shqip: Unë votoj. Ti voton. Ai / Ajo vendos. Ja dhe në shumës, pluralizëm me demek: Ne votojmë. Ju votoni. Ata vendosin.
Zgjedhjet janë votime dhe mezi bëhen një herë në katër vjet si kampionati botëror i futbollit. Bahh! I humbe ndeshjet, prit kampionatin tjetër. S’ka më ndeshje… Ne jemi me demek stabilokratë, shqipet në Kosovë janë thjesht demokratë! I kam zili demokratët e thjeshtë kosovarë. Ma shpifin në ekstrem, stabilokratët në Shqipëri.
/Priza.al/