Basha akuza për Buxhetin 2022: Dorëlëshuar nuk janë vetëm me PPP-të, por dhe me luksin qeveritar

Për kreun e PD, Lulzim Basha buxheti i vitit 2022, që prezantohet sot në Kuvend, është një buxhet i vendosur nga qeveria në funksion të klientëve të saj e jo të qytetarëve. Basha tha se nuk ka një shoqatë që të kemi miratuar projektbuxhetin e qeverisë, ndërsa shtoi se plani kryesor i qeverisë është hapja e thesit për oborrtarët e koncesionit.

“Buxheti i shtetit është akti që reflekton mënyrën se çfarë është një qeveri. Vizionin apo mungesën e vizionit të një qeverie. Përcakton veprimin ekonomik me të cilin preken jetët e qytetarëve. Është në çdo rrethanë, edhe pas perversitetit të 25 prillit. Këtu vendosin se si dhe sa do nxjerrin dhe do shtrydhin nga xhepat tuaja dhe se çfarë do bëjnë me këto para. Ne kemi kundërshtuar paketën fiskale, një kundërshti që e kemi shprehur në apriori. Nuk kemi qenë të vetmit në këtë kundërshtim, të qartë kanë qenë kundërshtimet e industrisë prodhurese, dhjetra dhomave të tregtisë apo dhe bizneseve të vogla. Nuk e kanë përqafuar këtë buxhet. Më të qartë e ka ai që sheh përtej fjalëve të mëdha që del nga kjo sallë.

Një spirale dëshpërimi. Ndërsa fletët e printuara që jua sjellin deputetëve këtu dhe që kërkojnë të votojnë, nuk reflektojnë asnjë prej halleve tuaja. 51% është shifra e Eurostat që tregon përqindjen e qytetarëve në rrezik varfërie, më e larta në Ballkan. Banka Botërore thotë se vitin e kaluar iu shtuan 28-112 mijë të varfër. Këto janë jetë të shkërmoqura. Çmimet parakalojnë këtë indeksim të vobektë të pensioneve dhe rrogave. Njerëzit vazhdojnë të zhyten në varfëri, u shtohet atyre që kanë kërkuar shpëtimin përmes largimit nga vendi. Plani kryesor që kanë bërë të ditur, është hapja e thesit për oborrtarët e korrupsionit. Shqiptarët nuk kanë mundësi të shtrojnë sofrën për familjet e tyre.

Lista pafundme borxhesh, mbeten të braktisur të mëdhenj sepse asgjë nuk është parashikuar për ta. Po menduan për ta rrezikojnë që të mos japin ato 113 mln euro që i kanë caktuar për PPP-të, për një grusht njerëzish. 113 mln euro është një shifër 5 herë më e lartë për indeksimin e pensioneve. Familje në nevojë, ju dhjetra mijë që ju mbajnë me skemën ekonomike dhe ju që jeni flakur padrejtësisht nga kjo skemë, kjo shumë 113 mln euro është 3 herë më e lartë se fondet vjetore që ndahen. Dorëlëshuar nuk janë vetëm me PPP-të, por dhe me luksin qeveritar. Ndërkohë që flasin për krizë energjitike, këta planifikojnë të shpenzojnë 51.2 mln euro për mobilime, makina, dhe zyra qeveritare. Para që duhet të ishin në duart e familjeve, dhe jo në duart e tyre të stërvitura për t’i çuar në luks Nusretësh” – tha Basha.

Basha shprehet se këto fonde që do të japë qeveria për shpenzimet e luksit apo dhe PPP-të, mjaftojnë për mbuluar propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së nga 20 në 6%.

“Fondet që do çojnë në shpenzimet, mjaftojnë për të mbuluar propozimin tonë që e kishin në tavolinë për të ulur TVSH-në nga 20 në 6 %. Për ushqimet e shportës dhe bukën e përditshme. Prioritetet e tyre nuk kanë të bëjnë me hallet tuaja. Këta flasin për rritje ekonomike dhe rrogash e pensionesh, dhe për çdo shkëlqim që kanë bërë. Janë bërë aq bajatë me këtë propagandë, të kundërtat po shkruajnë më mirë realitetin që duan të imponojnë. Për këta borxhi nuk është borxh por mekanizëm financimi. Përqëndrimi i ekonomisë në një grushti oligarkësh nuk është monopolizim por konkurrenca vetë. Njerëzit që na ndjekin ose që nuk kanë mundësi të na ndjekin, që rropaten për të çuar fëmijët në shkollë. Sipërmarrësit që shohin dhe nuk dinë se nga tja mbajnë, që përballen me fatura të kripura dhe me gjoba zyrtare dhe jo zyrtare” – tha Basha.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *