FOTOLAJM/ ‘Nga Lushnja me dashuri… aty ku nisi edhe ‘97-a’! Deputeti Korreshi pozon me presh e kastraveca në duar. Po për kë e ka mesazhin?

Ka marrë një tufë trangujsh dhe preshësh në duar dhe ka pozuar në qendër të Lushnjës për të dhënë një mesazh. Megjithatë, deputeti demokrat lushnjar Saimir Korreshi, i njohur për retorikën dhe simbolikat origjinale, nuk dihet se ku e ka adresuar më saktë mesazh sot…

Shumë ndjekës të tij kanë menduar se Saimiri po mundohet të tërheqë vëmendjen e qeverisë me këtë mesazh, por shumë të tjerë nisur edhe nga preshi që Korreshi mbante në duar, kanë kujtuar kolegun e tij deputet, ish-ministër të qeverisë demokratike “Berisha 1”, i cili u bë i famshëm në vitin 1997 në Lushnjë.

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Por duket se deputeti Korreshi është treguar i kujdesshëm kur ka zgjedhur simbolikën, pasi ai ka luajtur më shumë me produktet “BIO” të fermerëve duke mbushur duart me një tufë trangujsh dhe vetëm mes tyre ka vënë vetëm një presh, Mbase si për të lënë më një anë kujtimin e hidhur të qeverisë së parë të demokratëve nga Lushnja, ku dhe nisi e gjithë revolta popullore e vitit 1997.

I pranishëm në protestë në mbështetje të fermerëve të Myzeqesë, deputeti i ri i PD-së, Saimir Korreshi, i është drejtuar seancës plenare, pasi më parë kishte postuar në rrjetet e tij sociale edhe videove të njëpasnjëshme nga protesta e fermerëve.

Teksa kryeministri Edi Rama fliste me superlativa për buxhetin e tij, një nga shtresat më të rëndësishme dhe të prekura nga ky buxhet, pikërisht fermerët, bllokuan rrugën në protestë.

Ndërsa Rama shprehej se, qeveria e tij ka dhënë miliona euro subvencione në bujqësi, fermerët e Myzeqesë brenda pak ditësh janë mbledhur sërish në protestë, ku kanë marshuar nga Rrethrrotullimi i Plastmasit në qendër të Lushnjës, për të përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit.

Fermerët e Lushnjës theksojnë se qëllimi i protestës është të sensibilizojë qeverinë dhe opinion publik në lidhje me ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2022 në fushën e bujqësisë. E gjithë protesta është mbikëqyrur nga forca të shumta policie të komisariatit të Lushnjës, forcat “Shqiponja”, si dhe FNSH-së të ardhur nga drejtoria e Policisë së Qarkut Fier.

Kërkesat e fermerëve:

  1. Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg.
  2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje.
  3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore.
  4. Subvencionim 3 lekë për eksportuesit.
  5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet.
  6. Garanci për pagesat e faturave nga grumbulluesit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *