Ja si e ‘josh’ Arben Ahmetaj opozitën të bashkëpunojë: Edhe disa prej jush kanë kapacitete, hajde diskutojmë

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, tha në seancë plenare se shërbimi ndaj qytetarëve, është kryefjalë e tijdhe i vë rëndësi kryesore.

Ahmetaj iu përgjigj akuzave të opozitës dhe i ftoi të debatojë mbi bazë statistikash dhe se si mund të veprohet më mirë mbi këtë situatë.

“Është e rëndësishme që kur nisim debatin të vendosim një platformë statistikash. A po rritet ekonomia? të gjitha ca merrni ju apo ne referencë, thonë se rritet 11.6% ne gjashtëmujorin e parë. Punësimi e pagat? E vërteta është Po.
Investimet e reformat vijojnë? Po, kush është këtu ekonomist e kuptojnë cdo të thotë balancë koherente.

Është diferenca mes investimeve dhe deficitit, dhe është pozitive në favor të investimeve.
Shërbimet publike po përmisohen, ka vend pa fund për t’i përmirësuar, po shumica janë on line.
Financat publike po stabilizohen. Na ndodhi gjëma, shkuam në 80% borxh, po pse ku shkoi, dhe ata që e marrin vesh e thonë tamam për qytetarët. Në kohë si këto të gjithë ata që kanë lexuar e kuptojnë shumë mirë se gjëja e parë është zgjerimi.Cilat janë kryefjalët e këti buxheti? Shërbimi ndaj qytetarëve, që nga zyrat lokale e deri në cdo zyrë qëndrore. Mandati i tretë është një mandat i shërbimit për qytetarët e sipërmarrjen. Për shërbime transparente të shpejta e cilësore. Të diskutosh tani jo PPP, jo do heq këtë e atë. Po ca do heqësh, dializën, rrugën e Arbrit? Jo s’biem dakord.
E dyta është dixhitalizimi, po ama diskutojmë jo me emocione politike. Jemi dy botë të ndryshme, një që i referohet qytetarit, një që nuk del dot, ngrihet nga vendi.
Ca oligarkësh? Pa pyesni pak shqiptarët. E kemi taksën e biznesit të vogël zero. Keni parë ndonjë vend? Jo, s’keni parë. Keni parë vend të rrisësh tatim fitimin e të komandohet nga oligarkët? Jo.
Po psE 400 oligarkë paskemi ne?

Tjetra është infrastruktura. Pse s’e kemi bërë dot Unazën? Do thoja s’na kanë lejuar financat publike, tani na lejojnë. Fokusi është te Tirana. Do thoja po, e drejtë duhet ta kishim mbaruar më parë.
Llogaraja? Bashkon dy Shqipëri. Shtohet vlera e jugut në favor të të gjithë shqiptarëve.
Infrastruktura tjetër, porte aeroporte. Hajde i diskutojmë, debatojnë mund të keni ide shumë të mira, s’është se jeni pa gjë një pjesë e mirë e juaja.

Është buxheti më i mirë i 30 viteve. Familjet me vështirësi do marrin trefishin e ndihmës. Po konsolidimi fiskal e keni parë sa i kujdesshëm është?
Eksportet u rritën me 130%. Bujqësia? Do i themi të vërtetat, ka shkuar 12 mld mbështetja me gjithë pjesën indirekte të saj.

Turizmi? Kapëm nivelin e para pandemisë, falë politikës së kujdesshme që ndoqëm. Pa reforma nuk rritet një vend. Kursimet në gusht janë rritur, 250 mln $. Kur flasim për çmimet, patjetër që ka luhatje çmimesh. Pensionet, janë 2.6 mld indeksimi dhe 3.5 mld paketa e fundvitit. E dini sa e kemi shumë e fondit pa subvencionet, 1.2 mld. Që do të thotë e rrisim vitin tjetër 5%. Hajde diskutojmë c’të bëjmë më mirë. Nuk ua kërkoj që të votoni Buxhetin e shtetit. Do t’ju lutesha të bëni një gridë statistikore, që të diskutojmë paqësisht, të ndihmojmë njëri-tjetrin për ata përjashtë” u shpreh Ahmetaj, teksa ftoi opoziten të diskutojnë pa fyerje e sharje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *