Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas protestave të fermerëve të mbajtur disa ditë më parë dhe sot në lidhje me paketën fiskale të qeverisë.
Meta deklaron se, duhet të vendoset dialogu sa më parë dhe qeveria të vlerësojë propozimet e tyre. Sipas Kreut të Shtetit, mbështetja e sektorit të bujqësisë është jetike për vendin.
“?? Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.
I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.
Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm”,- deklaron Meta.
/Priza.al/