Delegoi Korreshin të merrte pjesë në protestë, Basha nuk harron zërin e qytetarëve: Buxheti të përdoret për ti mbështetur

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka harruar ti kushtojë rëndësi protestës në Myzeqe ku i pranishëm ishte edhe deputeti i opozitës, Saimir Korreshi.

Përmes një videoje në ‘Facebook’ Basha poston pjesë nga fjala e tij në Kuvend dhe shkruan se zëri i tyre duhet të dëgjohet, buxheti të përdoret për të mbështetur prodhimin vendas, jo për oborrtarët e kësaj qeverie të korruptuar


Fjalimi i Bashës:

“Bujqësia, që jep gati 20% të prodhimit të brendshëm bruto, merr në këmbim mbështetjen më të ulët në krahasim me çdo vend tjetër të Ballkanit, të pa krahasueshëm me Republikën e Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut. Dhe kjo padiskutim që i bën jokonkurruese produketet e fermerëve tanë. I shkatërron ata, ndërkohë që fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigja e vetme që vjen është dhuna policore mbi ta. Është dhuna për të shuar zërin e tyre.

Është dhuna për të shuar protestën e tyre të drejtë. Dhe tani që flasim, tani që flasim në këtë moment, fermerët janë në rrugë, janë në shesh për të drejtat e tyre, për mbijetesën e tyre dhe të familjeve të tyre, për të marrë atë që kolegët e tyre në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk po shkoj më tej, e gëzojnë çdo ditë, por jo këtu në Shqipëri.

E gëzojnë ata nga qeveri që mbështesin bujqësinë, që u shpërblejnë mundin dhe sakrificën me të cilën kontribuojnë në ekonomi. Por jo fermerët tanë. Brenga, dëshpërimi dhe zemërata e tyre janë të përligjura, sepse detyron të flakin djersën, produket e tyre, detyrohen të emigrojnë, detyrohen të punojnë tokat e vendeve fqinjë, të vjelin produktet e vendeve fqinj, sepse paratë e taksave që ky dhe qeveria e tij shpërdorojnë, nuk shkojnë për ta.”– shprehet Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *