Projekti i Muzeut Etnografik të Tiranës ka nisur që të vihet në jetë me një veshje tradicionale shqiptare të veçantë, e cila është veshur nga Rita Ora.
Gjatë muajit shkurt artistja shqiptare me famë botërore, publikoi EP-në (mini-albumin) e quajtur “Bang”. E në klipin e këngës me emër të njëjtë ajo u shfaq e veshur me kostum tradicional i cili mori shumë vëmendje.
Lajmin se kjo veshje do t’i dhurohet Muzeut Etnografik të Tiranës e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një postimi në Instagram, në të cilin fillimisht falënderon familjen e Ritës për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptar në Londër, ai jep po ashtu informacionin mbi veshjen e Ritës.
View this post on Instagram
“Faleminderit nga zemra Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin tënd shqiptar, për ta filluar Muzeun Etnografik të Tiranës me një ‘BANG’!”, shkruan ai.
Kujtojmë se për realizimin e kësaj veshje ishte kujdesur dizajneri nga Prishtina, Valdrin Sahiti, bashkëpunim për të cilin i përgëzoi edhe Presidentja Vjosa Osmani.
“Muzeu Etnografik i Tiranës” do krijohet brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve” dhe bashkë me të tjera sende do të ekspozohet edhe kostumi i veçantë i Ritës.
/Priza.al/