Vijojnë hetimet mbi vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Astir dy netë më parë ku mbetën pa jetë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.
Në lidhje me vrasjen policia ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka, si person që mund të ketë dijeni mbi vrasjen e dyfishtë në Astir.
Teksa ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit është regjistruar si vrasje në rrethana cilësuese, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton më shumë detaje.
Hoxha raporton se gjatë kontrollit në shtëpinë e Gacaj, bashkëshortja e tij tha se ai ka ikur për peshkim jashtë Tirane dhe se nuk mban telefon me vete.
Ndërkohë, janë janë marrë në pyetje dhe të afërm të personave që konsiderohen si anëtar të këtij grupi, bëjnë me dije burime për TCH.
Po ashtu është ushtruar kontroll edhe në një lokal në Tiranë , i cili njihet si bazë e klanit Duka.
Kujtojmë se Rigers Mihasi është qëlluar me 13 plumba dhe është krahu i djathtë i Ervis Martinaj, i cili dyshohet se është përplasur me klanin Duka, por këto janë të dhëna paraprake.
/Priza.al/