Gjatë seancës së sotme në Kuvend ka patur mjaft tensione dhe debate, gjë e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e Ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila ka bërë vërejte për etiketimet e papërshtatshme të përdorura.
Me një postim në Twitter, Yuri Kim shkruan se është e papranueshme gjuha e dhunshme dhe degraduese ndaj grave, aq më tepër e transmetuar në televizion nga Parlamenti.
Ambasadorja i kërkon liderëve politik në vend që të jenë më të përgjegjshëm për shembullin që ata japin. Po ashtu ajo ka paralajmëruar edhe një aktivitet kundër dhunës gjinore që pritet të nisë më 25 nëntor dhe do të zgjasë 16 ditë
“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Kim në Twitter.
Seems necessary to say today what we planned for Nov 25 (beginning annual 16 days of activism against gender violence): Violent, degrading language against women – especially televised from Parliament – is unacceptable. Leaders should be mindful of the example they set.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 15, 2021
/Priza.al/