49-vjeçarja shqiptare Klodiana Çelo ka mohuar gjithçka në lidhje me plagosjen e ish-partnerit të saj okulist 68-vjeçar në Chalandri. Duke folur në emisionin ‘Të vërtetat me Zinën’ në Star, ajo ka kontestuar edhe dëshminë e vajzës së saj, duke pretenduar se 12-vjeçarja ka frikë dhe do të thotë dhe të bëjë atë që të tjerët duan.
Klodiana Çelo Pavlidou qëlloi me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj para disa ditësh më parë në Greqi, përballë vajzës së tyre 13-vjeçare. Okulisti i njohur George Neos, aktualisht po lufton për jetën në spital. Autorja, e cila është vënë në pranga nga policia, e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre. Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar.
/Burimi: Thetoc.gr /Përshtati në shqip: Priza.al/