Një tragjedi goditi dje një tjetër familje shqiptare në Greqi, ku si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën burri, gruaja dhe vajza e tyre.
Mediat greke kanë bërë publike foton e familjes shqiptare, por jo emrat e tyre. Aksidenti ka ndodhur në Lamia të Greqisë. Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një tanker karburanti, duke u kthyer në një grusht hekurishtesh.
“… për dekada nuk ka pasur asnjë aksident trafiku në këtë rrugë dhe brenda 1.5-2 vitesh kemi numëruar të paktën tetë prej të cilëve dy me vdekje. Ne që e përdorim çdo ditë, sidomos në ditë të tilla (me shi) bëjmë kryqin që të mos na vijë ndonjë kamion ose të rrëshqasim nga rruga…”, ka thënë përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas
/Priza.al/