Me 800 mijë euro në çantë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Paratë vinin nga trafiku i drogës

Paratë mbaheshin në dy çanta palestre dhe një çantë plastike. Një numër i pafundmë tufa kartëmonedhash, të ndara sipas madhësisë dhe të ruajtura në qese celofani të mbushura me vakum. Në total 800 mijë euro cash. Ja çfarë është zbuluar nga agjentët e Skuadrës Mobile të Milanos në banesën e dy shqiptarëve.

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Milano për shkak se akuzohen për trafik droge. Mësohet se dy të arrestuari shqiptarë janë të moshës 19 dhe 28-vjeç. Ata janë kapur me një shumë prej 800 mijë eurosh “cash”, që dyshohet se janë të fituara nga shitja e kokainës.

Policia ishte informuar se një apartament në Via della Cooperation në Rozzano, përdorej nga grupe shqiptare për trafik droge. Raportohet se dy shqiptarët janë parë në orët e vona të mbrëmjes duke kryer lëvizje të dyshimta.

Fillimisht dukej se ishin bashkë ndërsa më pas kanë ecur larg njëri tjetrit për 10 metra. Qëndrimi i dyshimit i tyre bëri që policia ti ndjekë. Pasi u larguan rreth 150 metra, të dy ata mbërritën në një parkim ku i priste një makinë.

Njëri nga dy të rinjtë iu afrua makinës, mori një tufë parash që i kishte dhënë personi që drejtonte mjetin, e futi nën xhaketë dhe u kthye në pallatin nga ishte larguar. I riu tjetër, i cili mbante një çantë shpine mbi supe, qëndroi në parking edhe për 10 minuta, duke pritur dikë.

Papritur një veturë e dytë erdhi në zonë nga e cila ka zbritur një person. Më pas, djali me çantë u fut në makinë dhe më tej zbriti duke ikur tek ndërtesa nga kishte dalë.

Në atë moment policët e antidrogës vendosën të ndërhynin duke vënë nën kontroll të riun. Brenda çantës së shpinës kishte një sasi të madhe parash. Policia vijoi të zhvillonte kontrolle në banesën e dy shqiptarëve ku gjetën 800 mijë euro.

/Burimi: Corriere della Sera/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *