Shqipëria u eleminua me nder, Duka nuk ka dyshime për vazhdimësinë e kombëtares: Shihemi në “Euro2024”

Pas eleminimit të Shqipërisë nga eliminatoret e Katar 2022, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-ës Armand Duka. Ai nuk e fsheh zhgënjimin për humbjet e pësuara përballë Anglisë dhe Polonisë, por tha se e rëndësishme është të mbështesim këtë grup. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Duka vuri theksin se ky rrugëtim, në kualifikueset e Botërorit në përgjithësi është pozitiv pasi si asnjëherë më parë në histori siguruan 18 pikë. Ndër të tjera, presidenti u shpreh se kemi hedhur baza të forta dhe se do t’i arrijmë objektivat duke qenë protagonist në futbollin europian dhe për të çuar Shqipërinë në “Euro2024″.

Postimi i plotë

Mbyllëm sot eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, pas nje fitore të mundishme, por shumë të rëndësishme, ndaj Andorrës në Tiranë.

Përfunduam një rrugëtim përgjithësisht pozitiv ku si asnjëherë në histori siguruam 18 pikë. Morëm 6 fitore, rinovuam skuadrëm, ju dha hapësirë elementëve të rinj dhe sot kemi një skuadër me një moshë mesatare ndër më të rejat. Jemi gjithashtu koshient se paraqitja me Anglinë ishte shumë larg asaj që ne pretendojmë nga kjo skuadër, apo humbjet me Poloninë sollën zhgënjim të madh, por është koha të shikojmë me besim përpara.

Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur. Me punë, ashtu siç kemi treguar gjithmonë, ne do t’i arrijmë objektivat tonë, ato për të qënë protagonist në futbollin europian dhe për të çuar Shqipërinë në Euro2024.

Duka

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *