Vranë arkitektin italian, lirohen 2 shqiptarët, i treti mbetet në burg!

Misteri thellohet pas vrasjes së arkitektit italian Roberto Mottura në Piossasco, i cili u qëllua për vdekje gjatë një tentative grabitjeje në vilën e tij në rrugën Campetto 33, natën midis 9 dhe 10 qershorit 2021.

Në fakt, Gjykata e Torinos liroi edhe të dytin nga tre anëtarët e bandës shqiptare, të arrestuar fillimisht dhe të shpallur fajtor për atentatin fatal. I Liruari I dytë është  Mërgim Lazri, i dyshuar si bashkëpunëtor dhe pjesëmarrës në tentativën e grabitjes që përfundoi me vrasjen e Motturës.

Gruaja e Mottura kishte parë grabitësit ku edhe ishte shprehur: “ I pashë hajdutët në shtëpinë time, më thanë mos lëviz e mbyll gojën ”. Mottura kishte tentuar instinktivisht të mbronte familjen (gruan dhe fëmijën) por u vra me pistoletë nga njëri prej kriminelëve.

Ishin tre të tillë atë mbrëmje, që policia dyshonte se ishin tre shqiptarët e prangosur në tetor të vitit 2021. Por tani rezulton se dy prej tyre, Mergim Lazri dhe Flagoert Syla, dalin nga burgu se nuk kanë lidhje me grabitjen dhe vrasjen.

Mbetet në burg vetëm Emirjon Margjini  ose ai që ka tërhequr fizikisht këmbëzën duke vrarë pronarin. Mbetet për t’u parë tani nëse i fundit nga të pandehurit ende në burg do të vendosë të bashkëpunojë duke dhënë emrat e atyre që e shoqëruan në shtëpinë e Mottura.

Më 1 tetor 2021, arrestohen tre shqiptarë për vrasjen e arkitektit në sy të fëmijës, flet i vëllai: Shkatërruan një familje

Më 1 tetor 2021, tre shqiptarë janë arrestuar për vdekjen e Roberto Mottura, 50-vjeçarit që tentoi të ndalonte hajdutët në shtëpinë e tij në Piossasco natën midis 8 dhe 9 qershorit të këtij viti. I goditur në arterien femorale, arkitekti e  humbi jetën para syve të gruas dhe djalit të tij 12 vjeç.

Të tre të arrestuarit janë shqiptarë dhe nga provat e mbledhura nga hetuesit konfirmohet se ishte një grabitje që përfundoi keq: pas arrestimit, tani, pritet vendimi i gjyqtarit hetues.

Tre shqiptarët, të verifikuar nga qarqet hetimore, ishin me qëndrim të parregullt dhe njëri madje me urdhër dëbimi.

Sipas mediave italiane, ky është një rast tjetër, që turpëron Ministrinë e Brendshme të Italisë: krime të dhunshme, vrasje nga banditë që teknikisht nuk duhej të qëndronin më në Itali.

Operacioni u krye nga komanda e kompanisë së Moncalieri të udhëhequr nga major Marco D’Aleo dhe nga karabinierët e Torinos.

Menjëherë pas arrestimit, fjalët e Enrico Mottura, vëllait të Robertos ishin: “Tani karabinierët më njoftuan se i kapën. Vrasësit e vëllait tim u arrestuan dhe tani shpresoj të kalbet në burg”. Dhe shtoi: “Unë me të vërtetë shpresoj se kjo histori ka ardhur në një pikë kthese. Shpresoj kështu për familjen e vëllait tim, për prindërit e mi, për të gjithë ne. Këta muaj kanë qenë të tmerrshëm”, shtoi ai për La Stampa. “Ata janë hajdutë. Një bandë hajdutësh që shkuan të armatosur. Por mendoni pak: për një vjedhje ata vrasin një person për të marrë nja katër gjëra. E gjithë kjo është e çmendur”, theksoi ai.

Kur pyetet nëse është i kënaqur, Enrico Mottura u përgjigj: “Po, sigurisht. Edhe nëse, në fund, kjo është një kënaqësi e dobët, shumë e pakët. Sepse vëllai im nuk është më dhe atje është një familje e shkatërruar nga gjithçka. Ka dhimbje Të paktën ata njerëz nuk janë më aty për të bërë më shumë dëm. Tani ata janë të mbyllur në një qeli dhe do të qëndrojnë atje, shpresoj. Por për të kthyer faqen do të duhet pak kohë. Rruga është ende shumë e gjatë. Dhe pastaj do të na duhet të mbështesim babanë dhe nënën time: ata kanë humbur një fëmijë. Ata janë të moshuar, ishte një goditje shumë e rëndë për të gjithë , sigurisht, por për ta në veçanti. “, përfundon ai.

Babai i Robertos.

Nja dy muaj pas krimit, në një intervistë me Corriere Torino, babai i Robertos, Attilio Mottura kishte nënvizuar “shumë aspekte të çuditshme” të historisë së grabitësve. “Që nga arsyeja pse hajditët zgjodhën atë vend, në mes të kaq shumë vilave të izoluara, deri tek arsyeja pse ata hynë nga dritarja në rrugë. Dhe pastaj – shtoi ai – ata morën një armë me vete, nuk ikën kur ra alarmi apo as kur panë nusen time. Për të mos përmendur shtetrrethimin,  pra ata rrezikonin të futeshin në një kontroll. Ata  pra, ndërmorën kaq shumë rreziqe. Shumë”.

Image

/Burimi: La Stampa/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *