U morën peng para 1 viti nga piratët në Nigeri, kthehen në Tiranë babë e bir! Zbardhet deklarata e familjarëve

Babë e bir Ndoj dhe Mark Shytani të cilët u mbajtën peng nga piratët për gati 1 vit në Nigeri janë kthyer në Tiranë. Mësohet se për lirimin e tyre është paguar një shumë e majme parash. Pengjet nuk janë dhunuar ndërsa mësohet se kanë qëndruar 4 muaj në Nigeri e më pas janë lëvizur në vende të tjera.

Anija “STEVIA” u mor peng 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë. Babë e bir punonin si marinarë në anijën me pronar shqiptar.

Të afërmit e Shytanit janë shprehur për ‘Faxnews’ se shteti nuk ndërhyu për të sjellë në Shqipëri babë e bir.

“Kanë qëndruar rreth 4 muaj në Nigeri, i kanë lëvizuar sa në një vend në një tjetër për të mos rënë në gjurmë. Janë trajtuar mirë, nuk janë dhunuar dhe ka pasur ushqim e veshmbathje të rregullt ndaj tyre. Janë zhvilluar negociata private dhe është rënë dakord që kundrejt një vlere të konsiderueshme parash, të liroheshin. Shteti nuk bëri pothuajse asgjë. Asnjë reagim as publik as privat për ngjarjen. Ndoj dhe Marku nuk duan ta ndjekin këtë çështje pasi nuk i shohin ndonjë zgjidhje, çfarë ka ndodhur ka ndodhur”, shprehen të njohurit e tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *