Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, Selman Heta është liruar me kusht nga Gjykata e Matit. Ky vendim vjen pas disa kërkesave të tij për lirim nga qelia dhe dhënin e një mase më të lehtë.
Hetës i kishin mbetur edhe 3 vite e 6 muaj nga plotësimi i dënimit prej 25 vitesh burg, por sot është lënë i lirë me kusht. Ky vendim i gjykatës së Matit është ankimuar nga prokuroria dhe kërkon rikthimin e tij në qeli.
Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e “Bandës së Durrësit”, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.
Ai ishte dënuar me 25 vite burg për krimet e kryera gjatë kohës që ka qenë pjesë e kësaj organizate kriminale. Heti ka kërkuar leje shpërblyese më herët por i është refuzuar për shkak të rrezikshmërisë së lartë që konsiderohet se ka si person.
/Priza.al/