Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në Shijak ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 68-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Policia ka bërë me dije se personi i dëmtuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Me datë 16.11.2021, rreth orës 15:30, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, është lënduar shtetasi R. B., 68 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/