Përvjetorin e ‘Luftës së Dibrës’, Presidenti Meta e përkujton jo në Peshkopi por në bashkinë e…  

Mbase do të ishte më e udhës që ai të kishte shkuar për një vizitë në qytetin e Peshkopisë dhe aty do t’i jepte edhe më shumë rëndësi dhe seriozitet ngjarjes, por me sa duket axhenda e ngjeshur nuk e ka lejuar të shkojë shumë larg kryeqytetit.

Nisur nga kjo, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë.

257373382 435126741315900 6806014829109802659 N

Presidenti Meta u shpreh se, kjo ngjarje është një burim frymëzimi edhe për brezin e ri, që i mban gjallë traditat e të parëve.

“Një shekull më pas, burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë, për të cilën është derdhur aq shumë gjak dhe janë kryer aq shumë sakrifica sublime dhe të panumërta.

257143796 435126651315909 3355668808406035095 N

I përjetshëm kujtimi i të gjithë patriotëve të Lurës dhe të Dibrës, të cilët me në krye Elez Isufin shpëtuan kufijtë e Shqipërisë”,- shprehet më tej Presidenti Meta.

256529924 435126811315893 5384522962127267595 N

Ja statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta në facebook:

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë.

Sot kjo ngjarje është një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe veçanërisht për brezin e ri, që i mban gjallë traditat e të parëve dhe kujtimin e tyre të paharruar.

Një shekull më pas, burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë, për të cilën është derdhur aq shumë gjak dhe janë kryer aq shumë sakrifica sublime dhe të panumërta. I përjetshëm kujtimi i të gjithë patriotëve të Lurës dhe të Dibrës, të cilët me në krye Elez Isufin shpëtuan kufijtë e Shqipërisë!”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *