E çuditshme në Greqi/ Nëna jeton tre ditë me trupin e pajetë të vajzës në banesë

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku trupi i pajetë i një gruaje 61-vjeçare mbahej brenda një shtëpie nga nënë e saj.

Zbulohet se nëna e moshuar ka mbajtur në banesë prej 3 ditësh, trupin e vajzës së saj që kishte ndërruar jetë.

Ngjarja u zbulua në rajonin e Mecoves, ku një 61-vjeçare u gjet e pajetë pranë nënës së saj të moshuar, e cila prej tre ditësh nuk kishte njoftuar askënd për humbjen e vajzës së saj.

Policia ka mbërritur në shtëpi, pas komunikimit telefonik të djalit të familjes me fqinjët, pasi ndodhet jashtë vendit dhe ka tentuar më kot prej 2 ditësh të komunikojë me dy femrat, siç raporton “APE-MPE”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku dhe është njohur nga afër me ngjarjen e kobshme, por do të jetë autopsia ajo që do të zbardhë shkaqet e vërteta të vdekjes së 61-vjeçares, ndërsa nëna e viktimës, është transportuar në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Policia mendon se shkaqet që mund të kenë detyruar gruan e moshuar që të mbajë trupin e së bijës brenda banesës së saj, ka qenë pamundësia e 92-vjeçares për ta varrosur ose për të njoftuar të afërm të tjerë.

Por një tjetër pistë e policisë, ka ngritur dyshimet se plaka 92-vjeçare vuan nga çrregullime mendore, ndaj për pasojë nuk ka qenë koshjente se e bija e saj mund të ketë ndërruar jetë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *