QSUT ‘kthehet’ në gjykatë, merret vendimi i fundit për Ardian Çapjan

Gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për Ardian Çapjan. 53-vjeçari Ardian Çapja është një emër i njohur për policinë, si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale në Elbasan.

Në operacionin për kapjen e tij morën pjesë forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së shpejtë, për shkak se ai konsiderohej me rrezikshmëri të lartë.

Emri i Ardian Çapjes ka dalë shpesh në skedat e policisë së Elbasanit, ku ai është shoqëruar disa herë. Ai u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv.

Çapja u arrestua nga forcat RENEA më 29 mars, si organizatori dhe financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, më 2012. Por masa e sigurisë ndaj tij nuk u dha në një ambient të zakonshëm të gjykatave, por në QSUT, ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *