Detaje të reja bëhen me dije mbi ngjarjen makabre të ndodhur në Fier pasditen e sotme. Ajo që ka telefonuar policinë ka qenë nëna e fëmijës pasi e kanë kërkuar nga ora 09:00 deri në orën 15:00.
Banorët e zonës kanë treguar se fëmija ka lëvizur me biçikletën e autorit të ngjarjes gjatë ditës, prandaj është dyshuar se zhdukja e tij mund të kishte lidhje me fqinjin Çalamani.
Familjarët e viktimës nuk kanë mundur të futën në shtëpinë e autorit gjatë ditës, vetëm në momentin që ka ardhur policia është bërë e mundur hyrja në banesë. Gjatë kohës që familjarët e kanë kërkuar fëmijën, nuk kanë menduar se mund të ketë ndodhur diçka fatale me të, kjo është arsyeja se përse nuk e kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Autori pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.
“E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Po ashtu mesohet se autori ka qene ne gjendje te dehur.
/Priza.al/