Lediana flet për marrëdhënien me Mevlanin: Vazhdon akoma të më përmendë

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen 2’, Lediana Prenga, ishte e ftuar sot në emisionin ‘Shqipëria Live’, ku foli për një sërë lajmesh që kanë qarkulluar ditëve të fundit.

Duket se historia Mevlan-Lediana nuk harrohet kollaj nga publiku, ndonëse sipas tyre tashmë çdo gjë ka marrë fund dhe nuk mund të ketë vazhdimësi. Ajo thekson që vazhdon jetën e saj dhe asgjë nuk e lidh me Mevlanin.

E pyetur nga moderatori se cila është pyetja që atë e bezdis më së shumti, ajo tha: A flet me Mevlanin?

“E bëjnë këtë pyetje se më kanë njohur me Mevlanin sado që kam pasur një profil timin në program, duhet ta pranoj që profili më i madh u krijua nga dyshja. Të them të drejtën duke qenë se janë mbyllyr gjërat që në program, nuk e kam konsideruar si diçka wow saqë unë të flas akoma me të. Mendoj se ka problematika dhe gjëra më të rëndësishme për tu marrë sesa me situatën time me Mevlanin. Hatërmbejten e kam të tejzgjatur, inati më kalon me vështirësi ose derisa të marr hak në thonjëza”- u shpreh Ledjana.

Lediana thekson se Mevlani e di shumë mirë arsyen sepse është larguar nga ai, duke patur parasysh çdo gjë që ka ndodhur gjatë atij emisioni.

Ajo shprehet duke thënë se: Mendoj që edhe ai duhet ta kuptoj këtë pjesën që janë mbyllur gjërat dhe mos të më përmend mua në çdo dalje të tij. Vazhdon akoma ta bëj dhe nuk e di pse. I kam mbetur peng përderisa më përmend në çdo emision.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *