‘Mos e fusni në burg, vriteni!’/ Dëshmia tronditëse e fqinjit adoleshent të mostrës nga Fieri: Unë kam një vëlla të vogël. Po të ma prekte…  

Dëshmi tronditëse vijnë nga bashkëfshatarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet këtë mbrëmje i groposur dhe i pajetë në oborrin e banesës së fqinjit të tij, 38-vjeçarit Klodian Çalamani.

Ngjarja makabre që ndodhi në fshatin Greçalli të Fierit ka tronditur dhe irrituar jo vetëm familjarët e të miturit që humbi jetën, por edhe të gjithë komunitetin e fshatit dhe mbarë opinionin.

Disa të rinj, në dëshminë e tyre të dhënë për gazetarin Ervis Kushi, pohuan se autori ishte përdorues i alkoolit dhe sherrxhi. Madje një prej tyre bëri edhe një thirrje të fortë, aspak normale për një adoleshent, ndërsa kërkoi që autori të vritej dhe mos të futej në burg.

“Mos e fusni në burg po vriteni! Bëni mirë ta vrisni, mos ta fusni fare në burg. Para 20 vitesh ka përdhunuar një vajzë. Jam i frikësuar se kam një vëlla të vogël vetë. Po të më ndodhte mua, s’do ta lija ta kapnin, por do ta vrisja vetë!”,- tha i riu i indinjuar nga ajo që ka ndodhur në lagjen e tyre.

Ndërkohë, një tjetër bashkëfshatar tha se, Çalamani fliste me banorët e fshatit.

“Është pijanec. I ka të tëra. Ai komunikonte me njerëzit mirë. Nuk kishim probleme. S’më ka thirrur ndonjëherë në banesë. S’kemi parë gjë që nuk shkonte. Me moshatarët e tij ishte tamam, fliste. Ai vetëm pinte. Ai punonte ku të gjente. Jetonte si në kasolle. Ai lëvizte me biçikletë. Ndihemi të frikësuar”,- pohoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *