FOTOLAJM/ Ky është surrati i mostrës së Fierit! Klodian Çalamanit, që sot masakroi dhe groposi një fëmijë 8-vjeçar në bahçen e tij  

Krimi i ndodhur këtë mbrëmje në Grecalli të Fierit nuk mund të kishte një fytyrë më të fëlliqur se kjo! Ky person në këtë foto, është mostra Klodian Çalamani 38 vjeç, që vrau dhe groposi të miturin Mateo Vllasia, 8 vjeç.

Fëmija që ishte në klasën e dytë u gjend këtë pasdite nga të afërmit dhe policia që po e kërkonin, ndërsa trupi i tij i pajetë ndodhet tashmë në morgun e spitalit të Fierit.

Klodian Çalamani, kreu vrasjen horror gjatë mëngjesit të sotëm. Megjithatë nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen e ndodhur që ka tronditur mbarë vendin.

Çalamani mori peng në mesditë një 8-vjeçar dhe pas disa orësh e vrau, ndërsa trupin e tij e groposi për të humbur gjurmët.

Klodian Çalamani, autori i krimit horror në Fier

Krimi ka tronditur mbarë opinionin publik. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, 38-vjeçari ka pranuar krimin monstruoz.

“E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar.

8-vjeçari ishte në klasën e dytë, po shëtiste me biçikletë si për çdo ditë. Nga të dhënat e para, mësohet se i mituri, që ishte në klasën e dytë, nuk kishte shkuar në shkollë, ndërsa ishte parë në lagje teksa shëtiste me biçikletë.

Ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet. Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit.

Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *