FOTO/ Rasti ‘Çalamani’ i radhës. Ja pesë krimet makabre dhe monstrat që kanë tronditur Shqipërinë ndër vite  

Një tjetër krim monstruoz tronditi vendin tonë këtë të martë. 38-vjeçari Klodian Çalamani, nga fshati Grecalli i Fierit, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka rrëmbyer një fëmijë 8-vjeçar, fqinj të tijin dhe e ka masakruar e më pas groposur në bahçen e tij.

Ai e ka mbajtur të mbyllur të miturin për orë të tëra, e më pas, e ka vrarë nga dyshimet me një lopatë dhe më pas e ka groposur. Këtë gjë e ka pranuar dhe vetë Çalamani, i cili ka treguar detaje për uniformat blu.

Megjithëse ky është rasti më i freskët i regjistruar, ngjarje të tilla, me përmbajtje të larta makabriteti, janë regjistruar prej vitesh në Shqipëri.

Rasti i parë është i 30-vjeçarit në Vlorë, Jorgo Zani

Zani është autori i krimit horror që shokoi fshatin Palasë të Vlorës dhe jo vetëm, Gushtin e vitit 2016. 30-vjeçari Jorgos Zani masakroi dhe më pas i preu kokën te afërmit te tij vetëm 12 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e Zanit. 12-vjeçari, i cili jetonte prej vitesh në Greqi kishte mbërritur në shtëpinë e të afërmeve ne Palase, për të kaluar pushimet së bashku me dy motrat e tij. Pasi i preu kokën të miturit, Zani vazhdoi të dhunonte trupin e vogëlushit, fakt ky që është konfirmuar edhe nga ekspertiza. 30-vjeçari u arrestua disa metra larg shtëpisë se tij dhe fillimisht kundërshtoi uniformat blu. Pasi kreu 1 vit burgim, Jorgo Zani, u vetëvra në ambientet e burgut, duke u hedhur nga tarraca e katit të dytë.

Rasti i dytë është i Liljana Mullirit

Liljana Mulliri nga Devolli vrau dhe hodhi në pus nipin e mitur të të dashurit të saj. Ajo u dënua me 25 vite burg pasi pranoi fajin për vrasjen e Alberto Xhihanit, për të cilin thotë së është penduar shumë. Ajo ka pranuar fajësinë për këtë krim dhe ka shprehur pendesë, duke shtuar, se ka në zemër edhe dramën e madhe të vdekjes së tre fëmijëve të saj.

Rasti i tretë është masakra në Selenicë

Pas një dreke me famlijen e tij, Ritvan Zykaj u çua para të tjerëve për të kullotur gjedhët. Mirëpo në oborr ndeshet me nusen e vëllait të gjyshit të tij, e cila e akuzon se i kishte vjedhur pulat. I prekur në sedër nga akuza e të afërmes së tij, Ritvani kthehet në shtëpi për të marrë armën dhe vret me breshëri kallashnikovi 8 persona. I pari që u vra nga 24-vjeçari ishte kryefamiljari Demir Zykaj. Pasi vrau 75-vjeçarin dhe Perie Zykajn 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledion 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës. Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit.

Rasti i katërt është Masakra e Libofshës

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë kur dy vëllëzërit Josif dhe Dritëbardh Çuko hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen e familjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtepisë së bashku me nusen e tij, vranë babain, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes. Plot 5 të vdekur. Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe, opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Rasti i pestë është Ardian Përrenjasi

Ardian Përrenjasi është pedofili-vrasës i cili rrëmbeu një djalë 11-vjeçar, Julian Çela me të cilin abuzoi seksualisht dhe më pas e vrau atë. Prrenjasi deklaroi se trupin e kishte hedhur në plehra, në landfillin e Sharrës. Policia u vu në kërkim të trupit të 11-vjeçarit, por ai nuk u gjet kurrë. Ndërkohë nuk ishte hera e parë që Ardian Prrenjasi kishte kryer veprime të tilla ç’njerëzore. Vite më parë ai kishte rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht një fëmijë të lagjes. Familjarët e tij dinin 4 raste të abuzimit të pedofilit me fëmijë në Prrenjas. Ardian Prrenjasi u dënua me 25 vite burg në prill të vitit 2014.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *