Vrasja makabër në Fier, familja Vasiu përcjell për në banesën e fundit 8-vjeçarin

Familja Vasiu përcjell për në banesë të fundit 8-vjeçarin i cili u vra dhe gropos nga fqinji i tij në Fier. Mateo Vasiu, vetëm 8-vjeç, do të dërgohet në orën 11:00 për në banesën e fundit. Familja ka ndarë me hidhërim lajmin tragjik për zhvillimin e ceremonisë së varrimit për të miturin që u masakrua nga fqinji i tij ditën e djeshme.

Trupi i pajetë i fëmijës u gjet ditën e djeshme rreth orës 18:30 të mbrëmjes. Ishte nëna e të miturit ajo e cila raportoi rreth orës 15:30 në polici se djali i saj nuk ishte kthyer në banesë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë shpalljen në kërkim dhe nisën kërkimet, deri sa gjetën trupin e groposur në banesën e Klodian Çalamanit, i cili pasi e kishte vrarë e kishte hedhur në tokë dhe mbuluar me baltë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *