Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fier, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë 8-vjeçarin, duket se ka prekur edhe personazhet e famshëm të cilët kanë dënuar fort të gjithë ngjarjen makabër. Një ndër to është edhe kompozitori dhe këngëtari Flori Mumajesi.
Artisti mendon se për autorin pushkatimi është pak, duke theksuar se për të nuk duhet të ketë vend as në burg dhe as në çmendi.
‘Përfundimisht për këtë dhe shumë si ky pushkatimi është pak! As në burg, as në çmendi nuk duhet të marrë frymë’, shkruan Flori Mumajesi.
/Priza.al/