Big Brother Vip është kthyer në emisionin më të ndjekur për të gjithë. Banorët e shtëpisë janë mjaft të komentuar nëpër rrjete sociale, këtë herë një bisedë midis Einxhelit dhe Semit ka shkaktuar zhurmë.
Semi Jaupaj pranoi që pëlqen një djalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u shpreh se kishte pak kohë që e njihte dhe se nuk është e sigurt se si do të vazhdojnë gjërat midis tyre kur të dalë.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Bye Iliri, ke një rrugë të gjatë se harrova ta them, e ka parë në filxhan. Vetëm aq “I’m done, I can go happy” (kam mbaruar punë, mund të jem e lumtur).
Semi: Ke dikë që është duke pritur aty jashtë?
Einxhel: Jo.
Semi: Dikush këtu?
Einxhel: Jo.
Biseda e vajzave ka vazhduar derisa Semi u shpreh për pëlqimin e saj.
“E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh. Thjesht e pëlqej, nuk është se ka ndonjë gjë… do kisha qejf ta shihja”, tha Semi.
“Ska arsye pse dikush mos të pëlqej ty”, i ka thënë Einxheli.
Ndërkohë brenda shtëpisë Semi dhe Graniti kanë qenë mjaft të afërt me njëri tjetrin, por që asnjëherë nuk pranuan se mes tyre ka patur më tepër se shoqëri.
Mirëpo në “Fan Club”, Graniti pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do flirtonte me Semin. I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin.
/Priza.al/