Një ngjarje makabre ka ndodhur në Itali pasditen e djeshme ku sërish një vogëlush shqiptar bie pre e një vrasjeje mizore.
Autori Mirko Tonkov, babai i Mattiasit djalit dhjetëvjeçar shqiptar të vrarë pasditen e djeshme në Cura di Vetralla, në zonën e Viterbos, në Itali, është arrestuar nga karabinierwt për vrasje dhe po ruhet në spitalin Belcolle.
Polaku 44-vjeçar kishte një urdhët për ndalim afrimi ndaj familjes së tij. Ai ishte i shtruar në spital në Romë nga Covidi por u arratis që aty dhe shkoi në shtëpinë ku fëmija jetonte me nënën e tij, në Vetralle. Në banesë ishte vetëm 10-vjeçari të cilin ai e vrau duke i prerë fytin me thikë pa arsye konkrete.
Nëna e tij, Mariola Rapaj, një 32-vjeçareje shqiptare e gjeti të birin duke vdekur kur u kthye në banesë nga puna, rreth orës 15.30 teksa Tonkov ishte në dhomën tjetër në gjendje të pavetëdijshme.
Polaku kishte qenë shumë i dhunshëm si me djalin ashtu edhe me gruan e tij ndaj ajo e kishte denoncuar. 35-vjeçarja ishte shumë e frikësuar, aq sa i thoshte djalit të saj që të mos ia hapte derën askujt, përfshirë edhe babit.
/Burimi: La Stampa/ Priza.al/